Laboratori i ri ne ISHP per pak dite
Analizat e virusit A/H1N1, per pak dite do te kryhen ne Shqiperi e nuk do te dergohen me ne laboratoret e Rumanise, pergjigjet e te cilave ktheheshin pasi pacienti ishte sheruar. Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili deklaroi se situata e gripit te derrit ne Shqiperine eshte nen kontroll, pavaresisht alarmit te dhene ne vendet fqinje. "Brenda pak ditesh do te kemi laboratorin tone. Te ekzaminimit ashtu sikurse kishim premtuar dhe njekohesisht brenda muajit dhjetor do te fillojme dhe vaksinimin e grupeve te riskut" tha Vasili. Sipas tij, ky laborator do te nxjerre pergjigjet e analizave ne kohe reale dhe pacientet do te trajtohen me Tamiflu ne kohen e duhur, jo ashtu sikurse u aplikua deri tani ku pacientet te cilet dyshoheshin, merrnin edhe vaksinen Tamiflu.
Gripi A/H1N1 vazhdon te perhapet
Gripi A ne Itali ka shenuar viktimen e radhes. Behet fjale per nje grua 45-vjecare nga Napoli, e cila ndodhej nen kujdesin e mjekeve prej me shume se 10 ditesh. Shteti fqinj eshte perfshire nga nje gjendje paniku, qe pas vdekjes se nje vajze 11-vjecare pak dite me pare. Disa media ne shtetin fqinje thone se krahas infektimit me gripin A, vajza kishte probleme me zemren. Vetem ne keto ditet e fundit, numri i femijeve qe jane derguar ne emergjence ka shenuar nje rritje me gati 80 %. Sipas autoriteteve ne vend, ne gjendje te rende jane nje vajze tjeter 12-vjecare dhe nje burre 79-vjecar. Nderkaq, qeveria ne Ukraine ka kerkuar ndihmen e nderkombetareve per ndalimin e perhapjes se gripit A /H1N1. Qeveria ka blere ne menyre urgjente nga Zvicra 300 mije doza Tamiflu, per te nisur menjehere kurimin e personave te infektuar. Te dhenat nga Ministria e Shendetesise tregojne se deri tani, gripi A ka shkaktuar 53 viktima. Behet fjale per 185 mije te prekur, 7400 nga te cilet jane kuruar ne spital. Numri i rasteve te konfirmuara e po keshtu pjesa me e madhe e viktimave jane regjistruar ne krahinat lindore te Ukraines. Pak dite me pare, qeveria vendosi te mbyllte shkollat, kopshtet dhe gjithe institucionet ne pjesen perendimore te vendit, dhe hapjen e karantinave ne 9 zona, per te shmangur perhapjen e metejshme te semundjes. Ne nje situate gati emergjente paraqitet Rumania. Mesohet se ne nje hotel malor te Sinaia, 40 nga 260 studente rumune e te huaj jane infektuar me virusin A/H1N1. Studentet e infektuar jane izoluar. Por Rumania eshte vetem nje nder vendet ne Evrope qe po perballet me nje perhapje te shpejte te gripit A. Autoritetet ne Bullgari behen gati te shpallin epidemine, per shkak se numri i te infektuarve ne muajt qe vijne mund te arrije ne 2 milione, ne nje kohe qe Polonia e Sllovakia kane bere blerje te medha te Tamifluse.