"Tisa", dje dite zie ne Kosove
Autoritetet ne Kosove e shpallen 2 nentorin dite zie shteterore per te nderuar viktimat e fatkeqesise ne lumin Tisa te Hungarise, ku gjate kalimit ilegal te kufirit Serbi-Hungari kane humbur jeten 8 njerez, ndersa mbesin te zhdukur te pakten 7 persona te tjere. Flamuri shteteror i Kosoves i ulur ne gjysmeshtize, mediat televizive dhe te perditshmet kosovare, qe ne logon dhe ballinat e tyre mbajne nje shirit te zi, si dhe pezullimi i aktiviteteve nga pjesa me e madhe e partive politike per fushaten elektorale per zgjedhjet e nentorit, karakterizuan diten e djeshme ne Kosove. Kuvendi i Kosoves nisi seancen e tij plenare me nje minute heshtje, si shenje nderimi per viktimat e Tises. "Ju lus qe me nje minute heshtje t'i perkujtojme viktimat e tragjedise se lumit Tisa", ishte fjalia me te cilen kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, hapi punimet per seancen e radhes te Kuvendit te Kosoves. Fundosja e barkes, ne te cilen dyshohet te kene qene diku 19 veta, kishte ndodhur kah mesi i muajit tetor, ndersa konfirmimet zyrtare per kete ngjarje kishin ardhur pas me shume se dy javesh. Autoritetet kosovare dhe ato hungareze, policite e te dyja vendeve dhe misioni i Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit ne Kosove, EULEX, kishin nisur bashkepunimin per t'i zbardhur rrethanat qe shkaktuan tragjedine dhe per t'i gjetur personat pergjegjes qe organizuan kalimin. EULEX-i beri te ditur se, deri me tani, jane gjetur 8 trupa te pajete, prej te cileve 5 ne pjesen serbe, ndersa 3 te tjere ne pjesen hungareze te lumit Tisa. Zedhenesi i EULEX-it, Kristof Lamfalusi, theksoi se jane duke vazhduar punet ne identifikimin e plote te ketyre trupave. "Per momentin jane gjetur 8 trupa, 3 ne pjesen hungareze te lumit dhe 5 ne pjesen serbe te lumit, qe do te thote se vazhdojne te mungojne 8 persona", tha Lamfalusi. Nderkohe, autoritetet e sigurise ne Kosove, deri me tani, kane identifikuar kater persona te dyshuar per trafikim me qenie njerezore, lidhur me kalimin ilegal te grupit te kosovareve nga Serbia per ne Hungari. Zedhenesi i Policise se Kosoves, Baki Kelani, tha se hetimet dhe bashkepunimi me te gjitha palet e perfshira po vazhdojne, porse konfirmimi i informatave veshtiresohet nga hierarkia institucionale ne te tria shtetet. "Meqe jane te involvuara dy deri ne tri shtete, eshte paksa problematik konfirmimi i menjehershem i informatave. Me autoritetet hungareze kemi pasur nje komunikim te drejtperdrejte, ku ka ndodhur dergimi i dy zyrtareve policore, se bashku me prokurorin special te rastit". "Ndersa, sa i perket pjeses se autoriteteve te shtetit te Serbise, keto komunikata marrin kohe, meqe kalojne edhe nepermjet zyrtareve te EULEX-it", tha Kelani. Bilanci aktual i ngjarjes ne Tisa eshte: 8 te mbytur, 3 te shpetuar dhe 8 te zhdukur.