Masterat, data 10 nentor afati i fundit i regjistrimit
Data 10 nentor do te jete dita e fundit e regjistrimit per studimet e ciklit te dyte, qe perfshijne masterin e nivelit te pare dhe diplomen e nivelit te dyte. Ky afat eshte percaktuar nga vete fakultetet qe ofrojne keto lloj studimesh, pasi ai i vendosur nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, qe ishte nga 22 deri ne daten 27 tetor u kalua, pasi fakultetet nuk kishin marre ende vendimin e kuotave. Sakaq, vendosja e dates 10 nentor si afati i fundit per regjistrimin e fituesve ne dy programet e mesiperme pasuniversitare behet i ditur nga dekani i Fakultetit Histori-Filologji, Shezai Rrokaj. Ndersa procesi i regjistrimit te fituesve per Masterin e Nivelit te Pare (MNP) dhe Diplomen e Nivelit te Dyte (DND), tashme ka nisur pothuajse ne te gjitha fakultetet, Rrokaj ben te ditur se kandidatet qe nuk do te kryejne kete proces brenda afatit te caktuar do te humbasin te drejten e studimit. Por, me gjithe kushtin kohor te vendosur nga vete fakultetet per regjistrimin e kandidateve, shume prej ketyre te fundit ngurojne ta bejne nje gje te tille, pasi ende nuk dine se sa do te kushtojne studimet per MNP dhe DND. Te gjendur ne kete situate, mjaft prej kandidateve qe kane fituar te drejten e studimit per te vijuar MNP dhe DND jane ndare ne dy pjese, ne fitues qe regjistrohen fillimisht me shpresen se nese fatura e studimit do te jete "e kripur" ata mund te terhiqen nga nisja e studimeve, dhe ne fitues qe do t'i vijojne studimet pavaresisht se sa do te kushtoje tarifa e studimit. Keta te fundit, jane edhe kandidatet me me interes per fakultetet, te cilat per te realizuar hapjen e cdo programi studimi MNP dhe DND, duhet te kene te regjistruar te pakten 10 studente. Ky kusht eshte vendosur nga qeveria, sipas se ciles, cdo program studimi i ciklit te dyte do te funksionoje ne vitin e pare per vitin akademik 2009-2010, ne rast se ate e ndjekin te pakten 10 studente.