E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nacionalistet marrin Beogradin

Blloku i partise se Kryeministrit Vojisllav Koshtunica, socialistet dhe radikalet kane nenshkruar marreveshjen e pare dhe kane formuar nje koalicion per kryeqytetin serb. Keto parti jane bashkuar pas shume debatesh dhe negociatash per qytetin. Kryebashkiaku i Beogradit ka gjasa te medha te jete Aleksandar Vucic, sekretar i Partise Radikale te Serbise dhe dikur minister per informim ne Qeverine e Sllobodan Milloshevicit.

Por, ende nuk eshte e qarte se cfare do te ndodhe me nivelin qendror. Socialistet kane vene shume kushte per te dyja palet dhe tentimet e tyre per te qene partnere te dyfishte ende vazhdojne. Pak dite me pare, ata u kane vene kushte radikaleve dhe bllokut popullor se Marreveshja per Stabilizim-Asocim nuk do te duhej te shfuqizohej. Kurse, tani ata kane thene se do te bejne marreveshje edhe me demokratet, nese plotesohen kushtet e tyre. Ata kane kerkuar qe familja e Sllobodan Milloshevicit, kreut te dikurshem te kesaj partie, te mos perndiqet me dhe po ashtu te lirohet drejtori i dikurshem i Radio Televizionit te Serbise, qe dikur bente propaganden qeveritare.

Partia Demokratike e presidentit Boris Tadic ende shpreson se asgje nuk ka mbaruar. Vete Tadic e ka quajtur kete akt si nje gje antikombetare dhe ka thene se nuk do t'i ndihmoje asgje ndryshimeve ne vend.

Por, Aleksandar Vucic, pas nenshkrimit te marreveshjes se koalicionit, u ka premtuar qytetareve se nuk do te grindet me kundershtaret e tij politike dhe se do t'i pranoje kritikat nga ta. Ai ka premtuar se Beogradi do te jete nje nga vendet me joshese. "Do te befasoheni kur t'i shikoni te gjitha ato gjera qe ne do t'i bejme. Do te befasoheni kur te shikoni se cilat banka do te akreditohen ne Beograd dhe me disa jemi tashme ne kontakt. Une ju premtoj se brenda 15 diteve do te befasoheni kur te shihni investitoret e huaj qe do te vijne per te folur per te ardhmen e Beogradit", ka thene Vucic.

Gjithsesi, analistet nuk i besojne sekretarit te pergjithshem te radikaleve dhe thone se ai e ka deshmuar te kunderten dhe aftesite e tij nuk arrijne ndonje nivel. Dejan Anastasijevic, nga javorja "Vreme" dhe "Time", thote se kjo marreveshje do te krijoje vetem probleme politike brenda Serbise dhe asnje ndryshim per te mire. "Kjo sigurisht qe do te kete ndikim ne bisedimet per qeveri, qe Partia Demokratike ka per qellim t'i beje me Partine Socialiste te Serbise. Tani do te jete me veshtire te arrihet kjo marreveshje. Partia Socialiste, nje pjese te apetiteve te saj i ka ngopur, por u ka bere dem demokrateve". "Duhet te shikohen reagimet e demokrateve dhe te shihet nese mund te behet megjithate qeveria. Beogradi eshte nje politike e komplikuar, edhe financiare, edhe politike, dhe keshtu nuk do te kete kapacitet, por Aleksandar Vucic do te krijoje vetem probleme ne kete pune", mendon Anastasijevic.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›