E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia, prag vote nen hijen e dhunes

Maqedonasit do te votojne te dielen ne zgjedhjet parlamentare te zhvilluar nen nje fushate te dhunshme dhe te ndodhur nen pasigurine per progres drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian dhe NATO. Partia konservatore VMRO-DPMNE e Kryeministrit Nikola Gruevksi pritet te fitoje shumicen e vendeve ne Parlamentin prej 120 anetaresh. E gjitha kjo, ne nje rritje te ndjenjes nacionaliste, pasi Greqia fqinje bllokoi nje ftese per anetaresim te vendit ne NATO ne muajin prill. Por nuk eshte e qarte nese partia e tij do te marre shumicen absolute.

Qeveria e ardhshme do te perballet me presionin per ta futur serish ne binare procesin per anetaresim ne NATO, te filloje bisedimet per anetaresim ne Bashkimin Evropian dhe te zbuse tensionin pas dhunes mes partive rivale te shqiptareve etnike. "Keto zgjedhje jane me te vertete vendimtare", tha ambasadori i Bashkimit Evropian ne Maqedoni, Erwan Foure, duke theksuar se Brukseli do te mbaje nje sy hapur ndaj dhunes dhe parregullsive. "Do te jete shume e rendesishme qe vendi te kaloje kete sprove, nese deshiron te marre nje rekomandim nga Komisioni Evropian per hapjen e negociatave".

Republika me jugore dhe me e varfer e Jugosllavise, Maqedonia, ishte vendi i vetem qe u shkeput nga federata ne menyre paqesore. Njohja nderkombetare u vonua nga kundershtimi i Greqise per perdorimin e asaj qe Athina thekson se ishte nje emer grek dhe te simboleve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›