E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaptoi oborrin e shkolles, hetohet ish-kryetari i komunes

Nje ish-kryetar komune ne Qarkun e Durresit do te ndiqet penalisht ne gjendje te lire per vepren penale te shperdorimit te detyres. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bene te ditur dje se "filloi procedimi penal ne gjendje te lire ndaj shtetasit Fatmir Elezi, 54 vjec, lindur ne Shijak e banues ne lagjen Nr. 1 Durres, me kombesi e shtetesi shqiptare, me arsim te larte, ish-kryetar i Komunes Gjepalaj." Te njejtat burime pohojne se Fatmir Elezi ka fshehur, duke mos deklaruar ne listat e regjistrimit te pasurive shteterore, nje siperfaqe trualli prej 25.787 metra katrore ne Komunen Gjepalaj. Ne te vertete, trualli eshte prone shteterore dhe mbi te eshte ngritur shkolla 9-vjecare e ketij fshati. Nga verifikimet e para te oficereve te policise gjyqesore, ka rezultuar se ish-kryetari i komunes se Gjepalajt, Fatmir Elezi dhe vellezerit e tij, kane pervetesuar oborrin e shkolles, duke e perdorur ne menyre te paligjshme per nje aktivitet privat. Jo vetem kaq. Nga verifikimet ne zyren e tatim- taksave te komunes, ekspertet e policise kane konstatuar se aktiviteti privat i vellezerve Elezi, i ngritur qe ne vitin 1996 ne oborrin e shkolles, nuk eshte i licencuar, duke bere qe per 12 vjet me radhe askush te mos paguaje taksa dhe te shmanget nga cdo lloj detyrimi si ndaj shtetit, ashtu edhe ndaj pushtetit vendor. Policia tha se zaptimi i ketij trualli dhe ushtrimi i aktivitetit te palicencuar ka zene fill qe ne vitin 1996, kohe kur Fatmir Elezi u zgjodh ne krye te komunes. Ai e mbajti kete post per tre mandate me radhe, deri ne zgjedhjet e fundit vendore te vitit 2007. Dyshimet e Prokurorise se Rrethit te Durresit jane se ish-kryetari me jetegjate ne kete komune ka perfituar nga posti per te mbuluar abuzimet me truallin dhe aktivitetin e jashteligjshem te familjareve te tij. Burime nga Prokuroria e Rrethit te Durresit bene te ditur se hetimet jane ne faze fillestare, por nuk perjashtohet mundesia qe me daljen e fakteve te tjera te kerkohet ndryshimi i mases se sigurise per ish-kryetarin Elezi. Komuna e Gjepalajt eshte nder me te varfrat ne rrethin e Durresit, duke mos pasur dalje ne det dhe duke mos mundur te zhvilloje turizmin. Ajo ndodhet ndermjet qytetit te Shijakut dhe fshatrave te Tiranes dhe perfshin 9 fshatra qe aktivitetin kryesor kane blegtorine.

K. Jaupaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›