E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nacionalizmat mes nje ndeshjeje

Perballje me plot emocione dhe jo vetem tifozeri sportive ishte ndeshja e basktebollit te premten ne mbremje ndermjet Sigal Prishtines skuader nga kryeqyteti i Kosoves dhe Bambit ekipit te serbeve nga Mitrovica Veriore por qe ndeshjet i zhvillon ne jugun e qytetit te ndare.

Ballafaqimi i vlefshem per xhiron e tete te Superliges se Kosoves ne Basketboll u permbyll me fitoren e skuadres shqiptare Sigal Prishtina ndaj asaj serbe Bambi me rezultat 74 me 63.

Ne kete takim qe u zhvillua ne afersi te Prishtines nuk u pa askund flamuri i shtetit te ri. Ne prag te 98 vjetorit te pavaresise se Shqiperise aty valitej vetem flamuri kombetar kuqezi.

Ndeshja u shoqerua edhe me tensione me crast nderhyrne forcat policore. Kjo ndodhi teksa lojtaret e Bambit po largoheshin per ne dhomat e zhveshjes. Por pas nderhyrjes se policise se Kosoves situata u qetesua.

Deri ne fund te ndeshjes u zhvillua nje loje e forte nga te dyja skuadrat por me ndarjen e drejtesise nga ana e gjyqtareve u pa i pakenaqur trajneri i skuadres Bambit.

Por pavaresisht kesaj ndeshja u permbyll me fitoren e prishtinasve me 11 pike epersi ndaj mitrovicasve te veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›