E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti me deputeten Vokshi

Ende nuk ka arritur ne Gjykaten e Larte per Kundervajtje dosja e deputetes se Parlamentit te Shqiperise Albana Vokshi.

Deputetja eshte kthyer ne nje personazh te njohur tashme ne Kosove aq sa edhe zyrtaret e Gjykates se Larte ne Prishtine me shume jane te informuar nepermjet mediave mbi rastin e saj sesa ne aspektin procedurial.

Gjithcka qe zyrtaret e kesaj gjykate kane ne dore eshte nje ankese lidhur me incidentin e deputetes Vokshi. Por ceshtja e saj e nisur ne Prizren duket se ende eshte rruges drejt Prishtines.

Nderkohe pezullimi nga puna i kater pjesetareve te policise kufitare ne Vermice lidhur me incidentin e ndodhur nga njohesit e fushes se sigurise vleresohet si rast i paprecedent.

Uroj qe te mos denohen se e kane kryer detyren ashtu sic duhej. Eumlshte bere nje procedure me nxitim eshte shprehur Agim Musliu ekspert i Ceshtjeve te Sigurise.

Sipas Musliut policia ne kete rast eshte treguar shume e bute pasi kur deputetja Vokshi ka kaluar piken kufitare pa u ndalur ne pikat e kontrollit ne baze te ligjit policia kufitare ka patur te drejte te perdore edhe armet.

Ne raste te caktuara kur kalohet kufiri me dhune porlicia kufitare ka mundur te punoje shume me vrazhde duke shkuar edhe deri ne perdorim te armes tha Musliu.

Musliu u ben thirrje pjesetareve te uniformave blu qe ky rast te mos e zbehe profesionalizimin e policise me te re ne bote e cila ne shume vleresime ka treguar sukses. Ne te njejten kohe kerkohet zbardhja e ketij rasti deri ne detajin e fundit.

Nderkohe burime te Top Channel prane Gjykates se Larte per Kundervajtje ne Prishtine thone se javen e ardhshme duhet te merret patjeter vendimi perfundimtar lidhur me rastin e deputetes shqiptare Albana Vokshi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›