E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderron jete akademiku Klusev, kryeministri i pare pas pavaresise

Akademiku Nikolla Klusev, kryeministri i pare i Maqedonise se pavarur, nderroi jete mbreme ne moshen 80-vjecare. I lindur ne vitin 1927 ne Shtip, Klusev u diplomua per ekonomi ne Beograd, ne vitin 1953, ndersa karrieren e filloi si asistent ne Institutin e kerkimeve shkencore te industrise te Maqedonise. Ne vitin 1972, ai u be profesor i rregullt ne Fakultetin e Ekonomise ne Shkup. Para 19 viteve u zgjodh anetar i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Maqedonise, ku ishte dhe kryetar i Keshillit per kerkime demografike. Ai ka drejtuar nje numer te madh projektesh ne fushen e ekonomise dhe ka botuar disa libra, monografi dhe studime shkencore si dhe disa permbledhje me poezi, ese dhe punime te tjera. Akademiku Nikolla Klusev ishte kryeministri i pare i Qeverise se pare teknike te Maqedonise nga viti 1991-1992 dhe ka luajtur nje rol te rendesishem ne arritjen e pavaresise dhe sovranitetin e shtetit te Maqedonise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›