Naco firmos pezullimin e pjesshem te lejes te koncesionares ACR te Bulqizes

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vendosi sot pezullimin e pjesshëm të lejes minerare për shoqërinë koncensionare ACR Albania, pas raportit të hartuar nga Grupi i Punës së ngritur nga METE, për kontrollin e aktivitetit minerar të kësaj shoqërie koncensionare.
Pezullimi i pjesshëm i lejes minerare të shoqërisë ACR është vendosur vetëm për Zonën D dhe do të vazhdojë deri sa të plotësohen mangësitë e konstatuara nga AKBN dhe RISHM-i.
Në urdhrin e firmosur sot nga Ministri i METE thuhet se, këto mangësi lidhen me sigurinë në punë dhe kushtet e shfrytëzimit, për punimet që kryhen në zonën e rrezikshme, problemet lidhur me ujërat që lidhen me këtë zonë, shëndetin e punonjësve, problemet mjedisore etj, të përcaktuara këto në Raportin shoqërues të strukturave përgjegjëse të parashikuara në Ligjin Nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”.
Vendimi për pezullimin e pjeshshëm të lejes minerare të shoqërisë ACR është marrë pas raportit të paraqitur nga Grupi i Punës, i cili u krijua me urdhër të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për kontrollin e realizimit të marrëveshjeve koncesionare të dhëna për shoqërinë ACR.
Në bazë të urdhrit të Ministrit, nr. 501 datë 04.07.2011, grupi i punës për kontrollin e realizimit të marrëveshjes koncensionare të shoqërisë Darfo spa (ACR) ku u përfshi aktiviteti minerar i shoqërisë koncensionare për periudhën 2010-2011. Gjithashtu, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vendosi sot edhe shpalljen si të pavlefshme të marrëveshjeve nënkontraktore që shoqëria ACR Albania ka lidhur për Zonën D.
Në urdhër thuhet se, fillimi i punës në zonën D do të kryhet vetëm nga Koncesionari dhe jo me nënkontraktorë, pasi të jetë paraqitur një projekt i qartë teknik i miratuar nga AKBN dhe RISHM, si dhe pasi të jenë kryer detyrat e përcaktuara më lart.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës garanton se do të zbatojë me rigorozitet ligjin dhe të gjithë dispozitat e tij përsa i përket zbatimit të marrëveshjeve koncensionare.