Si ndryshohet sipërfaqja e tokës bujqësore
20/07/2011 Caktohet mënyra e verifikimit dhe ndryshimit të zërave të kadastrave të tokës bujqësore
Udhëzimi i ministrit Ruli për tarifat dhe afatet që duhet të zbatojnë fermerët
Kush ka në pronësi një tokë bujqësore dhe kërkon të ndryshojë destinacion nga “arë” në “pemëtore”, “ullishtë” apo “vreshtë”, apo anasjelltas duhet të zbatojë disa rregulla të reja. Udhëzimi i fundit i ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli, detyron edhe organet e qeverisjes vendore apo institucionet e tjera shtetërore që kanë në administrim/përdorim tokën bujqësore që të bëjnë këtë ndryshim të zërit kadastral për pasqyrim në dokumentet zyrtare. Udhëzimi i drejtohet DAMT-eve në qarqe. Kjo ndryshim shpërfaqjeje mund të bëhet kur për shkaqe të ndryshme sipërfaqja e tokës bujqësore mund të jetë dëmtuar apo pakësuar. Ministri Ruli ka përcaktuar edhe tarifat për shërbimet që këto drejtori në qark, DAMT-et zbatojnë për kërkuesit.
Procedura
Kërkesa duhet të bëhet nga të interesuarit, me shkrim, duke përcaktuar identitetin e kërkuesit dhe arsyen përse kërkohet ndryshimi i zërit kadastral. Ajo shoqërohet me fotokopjen e noterizuar të dokumentit të pronësisë, administrimit/përdorimit mbi tokën, planimetrinë e sipërfaqes për të cilën kërkohet ndryshimi i zërit kadastral, me kufijtë e saj qartësisht të dallueshëm në shkallën 1:2500 ose 1 :5000, si dhe vërtetimin e lëshuar nga DAMT-ja e qarkut mbi emërtimin e zërit kadastral me të cilën figuron e cilësuar sipërfaqja objekt kërkese në dokumentacionin kadastral. DAMT-ja brenda një muaji i drejtohet me kërkesë për verifikim Drejtorisë rajonale të Bujqësisë. Drejtori i DRB-së, brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës krijon grupin e ekspertëve të verifikimit, i cili mban aktin e verifikimit në tri kopje. DAMT-ja e qarkut me “akt verifikimin” kryen veprimet e ndryshimit në dokumentacionin kadastral ekzistues dhe i lëshon me shkrim “vërtetimin” e ndryshimit brenda 15 ditëve.
Tarifat e shërbimeve nga DAMT-et në qark
Vërtetim pronësie para vitit 1946 1000 1ekë
Vërtetim pronësie pas vitit 1946 1000 1ekë
Vërtetim negativ para reformës, për në gjykatë 500 1ekë
Vërtetim pronësie për AKKP-në 500 1ekë
Vërtetim pronësie për statusin i pastrehë 200 1ekë
Konfirmim i vërtetimeve për ndihmë ekonomike
e përkrahje sociale nga komuna dhe/ose bashkia 100 1ekë
Harta e skica planimetrike-kadastrale 1000 1ekë
Vërtetime për kategorizimin e tokës, sipas bonitetit 1000 1ekë
Vërtetim me të dhëna nga formulari nr.6 500 1ekë