E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Mos prisni asgjë serioze, nga takimi i eurozonës

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka minimizuar shanset që samiti i vendeve të eurozonës të zgjidhë krizën e Greqisë, i cili do të mbahet të enjten.

Gjatë një konference për shtyp, Merkel ka thënë se në samit nuk do të ketë asgjë më "spektakolare", sesa ristrukturimi i borxhit grek. Sipas mediave greke, takimi synon arritjen e një marrëveshjeje për një ndihmë të dytë për Greqinë, me qëllim të qetësimit të tregjeve financiare dhe ndalimin e përhapjes së krizës. Ndërkohë, në fundjavë, Merkel deklaroi se mund të mos marrë pjesë në takim, nëse nuk do të ketë gjasa për arritjen e një marrëveshjeje.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›