E Diel, 1 Nëntor 2026

Heqja e doganës për fasonët, sipërmarrësit, vlerësim pozitiv

Pas heqjes së doganës për konfeksionet fasone, sipërmarrësit deklarojnë se kjo do të ndikim pozitiv në gjetjen e hapësirave të reja për zgjerimin e tregut.
 

Përfaqësuesi i Dhomës Prodhuese të veshjeve Florian Zekja, deklaron se kjo nismë është shumë pozitive, pasi do të nxisë këtë biznes që të nxjerrë në tregjet e huaja veshje 100 përqind shqiptare.
 

Pavarësisht anëve pozitive, Zekja deklaron se tashmë biznesi i tyre po has vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore. Sipërmarrja shqiptare e industrisë fasone është shumë e rëndësishme, pasi 90 përqind të punësuarve i ka femra, duke dhënë kështu një ndihmë të konsiderueshme në emancipimin e shoqërisë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›