E Diel, 1 Nëntor 2026

Nadal: Kam qarë si fëmijë


Tenisti numër një në botë, spanjolli Rafael Nadal, ka pohuar se ka qarë si fëmijë pas triumfit të Spanjës ndaj Holandës, ku iberikët fituan titullin e parë në historinë e tyre.
"Unë qava si një djalë i vogël. Ne duhet të festojmë për tërë vitin, sepse është e pabesueshme. është shumë e vështirë ta përsërisim këtë. I gjithë vendi duhet të jetë shumë krenarë", tha Nadal.
Nadal ishte i pranishëm në stadiumin Johannesburg Soccer City, ku dhe e përjetoi në mënyrë të drejtpërdrejtë triumfin e Spanjës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›