E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nadal dhe Uillimas triumfojne ne turnete e tenisit ne Montreal e Toronto

Është viti i Rafael Nadal dhe Serena Uilliams.
Konfirmimi vjen nga Kanadaja. Tenisti spanjoll triumfon në Montreal, ndërsa tenistja amerikane në Toronto.
Rafael Nadal ka shpërbler të gjitha pritshmëritë duke mundur 2-0 me sete Milosh Raoniç në finalen e turneut për meshkuj.
Të kota përpjekjet e idhullit vendas, që arrin të marrë vetëm katër gejme në sfidën e dominuar nga Nadal.
Një sukses i rëndësishëm për tenistin nga Majorka që merr trofeun e 25-të në turnetë Master të tenisit botëror.
Po ashtu, ky është titulli i tetë kampion në këtë vit, duke e ngjitur Rafael Nadal në vendin e tretë të klasifikimit të përgjithshëm. Tani diferenca me Novak Gjokoviç është e vogël dhe spanjolli mund të synojë brenda këtij viti raketën numër një të botës.
Tjetër sukses historic për Serena Uilliams.
Numri një i botës në tenisin për femra fitoi titullin kampion në turneun e Torontos.
Asnjë problem për amerikanen në finalen kundër Sorana Çirstea. Uilliams do të mbyllte sfidën në vetëm 65 minuta lojë 6-2, 6-0 me sete.
Vetëm dy gejme për rumunen, që dorëzohet përballë supermacisë së Uillimas që në Kanada ka marrë trofeun e 54-rt në karrierën e saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›