E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nadal fiton US Openfinale epike ndaj Xhokovic

AMERIKE- Rafael Nadal fitoi turneun US Open duke mposhtur 3-1 ne finale serbin Novak Xhokovic. 6-4 5-7 6-4 6-2 ishin shifrat e ketij takimi qe u shty per nje dite per shkak te rrebeshit te shiut.

Ndeshja zgjati 3 ore e 43 minuta dhe ka dhuruar momente teper te bukura me dyluftime te forta mes dy tenisteve dhe me nje Nadal qe kete here ka treguar nje tjeter forme ne US Open.

Spanjolli nga Majorka ne fund ka arritur te triumfoje per here te pare ne Amerike duke u futur ne listen e atyre qe kane fituar cdo turne Grand Slem. Ne te shkuaren Nadal pati arritur te fitonte 5 Roland Garros 2 Uimbelldon dhe 1 Australian Open nderkohe qe triumfi ne cimenton e US Open e fut ate ne histori. Pas ndeshjes Xhokovic pranoi se u ndesh me nje tenist te madh te cilin eshte shume e veshtire ta mundesh.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Nadal fiton US Open finale epike ndaj Xhokovic

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›