Siti do të shfrytëzojë Tevezin për të sjellë Drogban
Mançester Siti është i gatshëm të bëjë një shkëmbim sensacional që do të përfshinte Karlos Tevezin dhe sulmuesin e Çelsit, Didier Drogba. Tevez është i etur të largohet nga “Eastlands” gjatë verës dhe klubi tjetër i pasur i Premier Ligës mund të jetë i vetmi që mund të paguajë pagën e tij të majme. Siti kërkon ta mbajë Tevez, por mund të pranojë një marrëveshje bombastike që do t’i shohë ata të fitojnë 30 milionë stërlina plus sulmuesin nga Bregu i Fildishtë. “