Bajerni i Mynihut zgjat kontratën me Jorg But
Bajern Mynihu ka zgjatur deri në vitin 2012 kontratën me portierin Jorg But, ndërkohë që i riu Thomas Kraft, një nga premtimet kryesore, do të lërë klubin. But, 36 vjec, në janar kishte humbur postin e portierit titullar pikërisht për shkak të avantazhit të Kraft. Zgjedhja e trajnerit Van Gal ngjalli jo pak reagime në radhët e tifozëve dhe të vetë klubit bavarez. Portieri 22-vjeçar ka përfunduar marrëveshjen me teknikun dhe për rrjedhojë ia ka lënë vendin But. Tani ai mund të kalojë tek Hertha Berlin.