Del Piero pas humbjes: Besojme akoma
"Besojme akoma." Juvja eshte ndalur nga Kaljari, qe e mundi te shtunen ne "Dele Alpi", me rezultatin 3-2. Pas humbjes Juve e ka thelluar diferencen me Interin, qe kryeson kampionatin italian. Kapiteni i Juventusit, Alesandro Del Piero nuk dorezohet lehte. "Ne besojme, edhe pse eshte disi me e veshtire per ta thene tani,' - shprehet Del Piero. "Para 10 diteve e kisha me te lehta ta theksoja nje gje te tille." Sipas Del Pieros kjo periudhe, brenda 10 diteve ka ndikuar negativisht, gje qe iu ndodh te gjitha skuadrave me te medha. Per humbjen me Kaljarin kapiteni thote se eshte pergjegjesi e te gjitheve, sikurse ndodh ne rastin e suksesit. "Duhet te luajme me ide me te qarte," - thekson Del Piero. "Kemi nje mundesi te mire, ne ndeshjen e se merkures, ne Kupen e Italise, per te rikuperuar ato gjera qe nuk ecin,' - perfundon kapiteni i Juves.