E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta 102 dollarë për fuçi

Nafta Brent ka arritur vlerën 102 dollarë për fuçi, duke sinjalizuar konsolidim të çmimit pas rritjes në pikën më të lartë 2.5 vjeçare sesionin e kaluar. Por presioni rritës vijon të jetë konstant ri pasojë e revoltave popullore në lindjen e mesme.

Edhe nafta bruto amerikane ka pësuar rënie, por u mbajt përmbi 86 dollarë për fuçi pasi u rrit më shumë se 1 dollar në sesionin e kaluar.

Analistët thonë se në terma afatshkurtër këto tensione do mbështesin vlerën e bençmarkut europian të naftës. Nafta bruto Brent për prillin pësoi rënie 4 cent në 102.55 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për marsin ra 18 cent në 86.18 dollarë për fuçi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›