E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ushtarakët, emrat e 90 përfituesve të fundit

Instituti i Sigurimeve Shoqërore fillon procedurën e lidhjes edhe të pensioneve të parakohshme për ish-ushtarakët që janë pjesë e strukturës së Ministrisë së Mbrojtjes. Duke filluar nga dita e djeshme, janë dërguar urdhërpagesat në arkat paguese për 14 përfituesit e parë nga ky institucion, ku përfitimi i është lidhur 48 orë pas ardhjes së dokumentacionit në DRSSH-në e Tiranës. Tashmë ISSH është duke pritur dokumentacionin e përgjithshëm nga ministritë e linjës dhe në mënyrë normale vazhdon lidhjen e përfitimit për këto kategori në të gjithë vendin. Aktualisht ISSH ka lidhur 303 përfitime, ndërkohë sot publikohen emrat e 90 përfituesve më të fundit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›