Greqia jashte euros do sillte probleme
Për presidentin e Bankës Qëndrore Europiane, një dalje e Greqisë nga Eurozona do të sillte një inflacion të lartë dhe paqëdrueshmëri në Europë. Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bilt”, Mario Draghi ka thënë se një dalje e Athinës nga monedha euro dhe mundësia për të shvlerësuar monedhën e vet nuk do të përmirësonte asgjë dhe nuk do të pakësonte detyrimin e reformave. Pasojat do të ishin të larta mbi inflacionin dhe paqëndrueshmërinë ekonomike.
Ndër të tjera askush nuk do t’i huazonte më para Greqisë. Në intervistën e tij për gazetën gjermane Draghi ka përmendur edhe reduktimin e pagave për punonjësit grekë në të gjithë sektorët, pavarësisht sakrificave, si një mundësi te mirë për të përmbushur kushtet për uljen e borxhit të lart publik.
Është më mirë që qytetarët grek të sakrifikojnë në këtë mënyrë duke qëndruar në Eurozonë se sa të sakrifikonin jashtë saj. Guvernatori i bankës qëndrore të Europës ka përgëzuar vendimet e ndërmarra mbi shumë reforma në parlament duke shtuar se me vënien e tyre në praktikë vendi ka një shanc për të dalë nga kriza aktuale.
Kreu i BQE ka theksuar se Greqia duhet të vijiojë në mënyrë urgjente me reformat ku disa prej tyre mund të kenë efekte të menjëhershme. Sipas tij një reformë fiskale dhe një përmirësim në fushën e evazionit do të kishin efektin e një shpërndarje në mënyrë të drejtë të barrës fiskale. Ai shprehet se për të përballuar krizën Athina ka nevojë për raporte të qëndrueshme politike.