OSBE,SHBA:Mbyllni në kohë reformën zgjedhore
TIRANË- Mbyllje në kohë të reformës zgjedhore, gjithëpërfshirje dhe respektim te afateve, si një nga reformat kyce në kuadër të integrimit për realizimin e zgjedhjeve më të mira.
Me këtë apel vijnë sërish para klasës politike shqiptare, ambasadorët e SHBA-së dhe OSBE-së në vendin tonë, Arvizu dhe Volfart.
Në një tryezë të zhvilluar në prani të përfaqësuesve të forcave politike, Arvizu ka kërkuar të respektohen afatet, në mënyrë që reforma të mbyllet në kohë e të mos i lihen përgjegjësitë palës tjetër për të sabotuar zgjedhjet.
Me të njëjtën kërkesë ka dalë edhe kreu i prezencës së OSBE-së, ambasadori Eugen Volfart. Sipas tij, duhet të adresohen gjithë propozimet e bëra nga OSBE/ODIHR për të mundësuar një reformë zgjedhore të standardeve më të mira.