Nafta acaron marëdhëniet Spanjë-Argjentinë

Qeveria spanjolle paralajmëroi se do të mbrojë interesat e saj në kontest me Argjentinën për shkak të nacionalizimit të kompanisë së naftës “IPF”. Qeveria e këtij vendi paralajmëroi një përgjigje të qartë dhe gjithëpërfshirëse, duke i bërë thirrje ambasadorit të saj në Buenos Aires për ta shprehur shqetësimin e këtij shteti. Pjesën më të madhe në kompanisë “IPF” e posedon kompania spanjolle e naftës “Repsol”. Ndërkohë, aksionet e “Repsol”-it kanë rënë për 8% në mëngjes, me ç`rast kjo kompani njoftoi se do të kërkojë kompensim. Zyrtarë të kësaj kompanie thanë se nëse do të jetë e nevojshme do të kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar për të marrë pjesën e tyre. Sipas agjencive, kompensimi mund të jetë së paku 10 miliardë dollarë. Sidoqoftë, autoritetet argjentinase njoftuan të hënën për vendimin rreth nacionalizimit të kompanive në sektorin e energjetikës, më saktësisht, për marrjen e 51% të vlerës së tyre.