E Diel, 1 Nëntor 2026

Josipoviç: Mbështetje për integrimet euro-atlantike të Kosovës

Gjatë takimit të sotëm me presidentin e Kroacisë, Ivo Josipioviç, në Zagreb, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka njoftuar atë për përparimet substanciale në integrimijn evro-atlantik të Kosovës, njofton Zyra për media e qeverisë së Kosovës.

Më tej, sipas njoftimit, presidenti Josipoviç e ka rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të Kroacisë për pavarësinë, integeritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe ka premtuar mbështetje dhe këmbim përvojash në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Nga ana tjetër, sipas njoftimit nga presidenca e Kroacisë, zoti Josipoviç i ka përshëndetur marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës e Serbisë, me qëllim të realizimit të stabilitetit të vazhdueshëm, të sigurisë dhe paqes në rajon.

Sipas këtij njoftimi, është biseduar edhe për forcimin dhe përparimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për gjendjen e pakicës kroate në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›