Ahmadinejad paralajmëron kundërshtarët: Do të pendoheni në rast sulmi

Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, ka paralajmëruar shtetet kundërshtare në rast të agresioni potencial, duke thënë se kushdo që sulmon vendin e tij do të pendohet. Ahmadinejadi i bëri komentet e tij gjatë një fjalimi televiziv në ceremoninë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Ushtrisë në Teheran. “Të gjithë e dinë dhe duhet ta dinë se vendi i shtrenjtë i Iranit është vendi më paqedashës në botë. Dhe në rast të ndonjë agresioni, Irani do ta mbrojë ekzistencën dhe sovranitetin e tij”, ka thënë Ahmadinejadi. Dita Ndërkombëtare e Ushtrisë në Iran shënohet tradicionalisht me një paradë të madhe ushtarake në kryeqytet.