Nafta arrin nivele rekord, 129$ për barrel
Çmimi i naftës ka arritur nivele rekord, duke u ngjitur për herë të parë afër nivelit 130 dollarë për barrelë. Në kontratat e muajit Qershor, çmimi i naftës arriti deri në 129.6$ në bursën e Nju Jorkut, ndërkohë që parashikimet janë për 130 dollarë.
Rritja e çmimit të naftës afër 130$ konçidon edhe me raportin e Departamentit të Punës i cili tregoi rritje të inflacionit në tërësi muajin e fundit. Ky kombinim rriti frikën se inflacioni do të rritet edhe më shumë.
Çmimet e naftës janë tani dy herë më të larta se sa në të njëjtën kohë vitin e kaluar. Çmimi është ndikuar nga shumë faktorë, përfshirë shqetësimet për ofertën e naftës, kërkesën globale dhe rënien e dollarit.
Studiuesit e industrisë kanë parë në ditët e fundit një rritje të madhe të kërkesës për naftë në Kinë, sidomos pas rënies së tërmetit. Shumë industri dhe familje atje kanë ngelur pa energji dhe kjo ka bërë që të përdorin naftën gjithmonë e më shumë.