E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reklama krahasuese, sa efektive eshte?

A është e lejueshme që një kompani të krahasojë produktet e saj me ato të një kompanie tjetër?Reklama krahasuese është e lejueshme të bëhet vetëm në qoftë se ajo që thuhet është e vërtetë, në të kundërt kompania gjobitet për mashtrim të opinionit publik. Rreziku i reklamës krahasueseShpeshherë, specialistët e marketingut lënë egon e tyre që të ecë bashkë me ta. Kjo nuk do të thotë që ata nuk janë njerëz të mirë, por ata bien pre e mendimit se njerëzit mezi po presin produktin e kompanisë së tyre.  Dalja nga kontrolli e këtyre personave manifestohet në formën e reklamave krahasuese. Besoj se e kuptoni ku e kam fjalën; “produkti A është më i mirë se sa B”. Fatkeqësisht, kjo lloj reklame në të shumtën e rasteve nuk jep rezultatin e kërkuar pasi shumë njerëz mund të jenë duke e përdorur produktin që ju e keni krahasuar si më të dobët se sa produkti juaj. Si përfundim, kjo reklamë do ta ketë të vështirë për të arritur audiencën e kërkuar me këtë lloj mesazhi. Kjo vështirësi shtohet edhe më shumë kur një tregtar i kërkon publikut që të mendohet mirë për atë që thuhet në reklamë. Përveç kësaj, nëse ju përmendni emrin e produktit ose të konkurruesit tuaj, ka mundësi që publiku të kujtojë se reklama është për të. Në televizion ose në reklamat e shtypura, çdo imazh vizual i produkteve të konkurrentëve formon një imazh në mendjen e njerëzve. Një pjesë e madhe e audiencës mund të besojë se produkti i konkurrentit është i vetmi që po reklamohet. Kështu, kompania ka shumë mundësi që të harxhojë paratë për të reklamuar produktet e një konkurrenti.

Si mund të shmanget ky problem?Mënyra më e lehtë për të shmangur këtë problem është duke shmangur reklamat krahasuese. Lereni produktin apo shërbimin të gjejë veten dhe gjatë reklamës shprehni vetëm përfitimet e tij unike. Në qoftë se produkti rezulton në të vërtetë ashtu siç është përshkruar edhe në reklamë, atëherë ju do të dilni i fituar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se reklama krahasuese është gjithmonë e pavlefshme. Ajo mund të funksionojë shumë mirë në shtypin e shkruar kur pjesët konkurruese janë përkrah njëra-tjetrës. Ndërsa reklama krahasuese në televizion ose në radio është njësoj sikur të ngjitësh malin me një peshë të rëndë në kurriz. Në qoftë se ju e shikoni të arsyeshme reklamën krahasuese, atëherë duhet të jeni të kujdesshëm që të shprehni qartë të gjitha përfitimet shtesë që ka produkti apo shërbimi juaj në krahasim me atë të konkurrentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›