E Diel, 1 Nëntor 2026

Nafta, bie çmimi me 5 lekë për litër në të gjitha pikat

Më në fund tregu vendas ka reaguar ndaj uljes së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një investigim lidhur me marrëveshjet që bëhen midis distributorëve kryesorë të naftës për vendosjen e çmimit. 

TIRANE- Çmimi i karburanteve ka pësuar një rënie të lehtë prej 5 lekësh. Në disa prej distributorëve të shitjes me pakicë, nafta e cilësisë së dobët ose ndryshe d2 u shit me 108 lekë për litër, nafta e cilësisë së parë, e njohur si eurodizeli ka arritur në 114 lekë për litër, ndërsa benzina tregtohet me 109 lekë për litër.
Ulja e çmimit erdhi pas rënies drastike të kuotave të arit të zi në tregjet financiare ndërkombëtare. Në bursa, nafta ka arritur nivelin e 37.1 dollarëve për fuçi, duke pësuar një tjetër rënie kundrejt ditëve të mëparshme. Rënia e çmimit të naftës me ritme galopante po shkaktohet nga kriza ekonomike globale që është shoqëruar me pakësim të kërkesës në nivel global

(O.Zh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›