E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroret, akuza ndaj Fazllic

Dy prokuroret e Task Force, Besnik Cani dhe Dritan Rreshka qe po hetojne biznesmenin Damir Fazllic dhane argumentat e tyre se perse duhet te mbahen te sekuestruara pasurite e serbo-boshnjakut, qe prej tre muajsh eshte nen hetim per pastrim te produkteve .

Ata pohuan se kane gjetur te dyshimte blerjen e dy hektareve toke ne Porto Romano nga Fazllic me vleren e 1, 7 milione euro nen emrin e dy kompanive te tij “Crown Acquisition” dhe “Alfa” ne nje kohe qe keto bizneze ishin regjistruar ne gjykate me kapital themeltar te vleres prej vetem 100 mije lekeve dhe asnjera prej tyre nuk ka llogari bankare ne Shqiperi.

“Rezulton qe parate te kene kaluar jashte sistemit bankar dhe shumat kane ardhur nga burime te tjera”, u shpreh prokurori i ceshtjes, Besnik Cani.

Duke i dorezuar gjykatesit, Artan Broci, te gjitha veprimet e biznesmenit, Besnik Cani deklaroi se Fazllic ka transferuar nepermjet nje kompanie serbo-boshnjake ne nje banke ne Zyrih shumat e 1, 5 milione euro dhe 450 mije euro pak kohe para se te nisnin hetimet.

Gjykatesi e pyeti prokurorin se a kane gjetur fakte per te vazhduar hetimet e metejshme per Fazllic dhe perse jane sekuestruar pronat e Fazllic dhe Besnik Cani u pergjigj:

“Nga transmetimet mediatike dhe nga vezhgimet qe kemi bere ne. Kemi vendosur sekuestro edhe per pasurite per t’I verifikuar, por edhe me qellim qe te mos tjetersoheshin”, u shpreh Cani.

Pak dite me pare perfaqesuesja ligjore e Fazllic, Flutura Kola ishte ne prokurorine e Tiranes per te dhene deshmine e saj per aktivitetin e Damir Fazllic, ndersa pas kesaj pritet qe prokuroret te dergojne leter-porosi edhe ne drejtim te Qipros atje ku dyshohet se ndodhet firma tjeter e perfshire ne ceshtjen e 1, 7 milione eurove.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›