Festat, 3 km radha e emigrantëve në Kakavijë
Në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, mijëra emigrantë i janë drejtuar doganës së Kakavijë për të hyrë në Shqipëri. Në 24 orë kanë mundur të hyjnë qindra emigrantë shqiptarë, por mbi 8 mijë të tjerë po presin në anën e kufirit grek
GJIROKASTER-KORCE-Festat e fundvitit kanë bërë që një numër i madh emigrantësh të kaprëcejnë kufirin grek dhe të rikthehen në atdhe për t’i festuar. Në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, mijëra emigrantë i janë drejtuar doganës së Kakavijë për të hyrë në Shqipëri duke krijuar kështu një situatë të vështirë, por aq edhe të njohur, ashtu si cdo vit në prag festash. Në 24 orë kanë mundur të hyjnë qindra emigrantë shqiptarë, por mbi 8 mijë të tjerë po presin në anën e kufirit grek, duke krijuar një radhë të gjatë me automjete në pritje, mbi 3 kilometër.
Burime nga dogana e Kakavijës bëjnë të ditur se ata po punojnë me kapacitet të plotë, por problemi si gjithnjë paraqitet nga ana e doganës greke, që aktualisht funksionon vetëm me dy sportele.
Por, fluks emigrantësh është vërejtur edhe në doganën e Kapshticës në Korcë. Kështu burime nga kjo doganë bëjnë të ditur se mbi 6 mijë shtetas kanë hyrë në 24 orët e fundit në këtë pikë doganore. Situata nuk krahasohet me Kakavijën, por autoritetet doganore thonë se pritet që numri të rritet gjatë ditës së sotme.
(d.b/BalkanWeb)