Nafta bie drejt çmimit 100 dollarë
Çmimi i naftës ka rënë në nivelin 100 dollarë ditën e sotme, i ndikuar nga dollari i fortë dhe rënia e kërkesës.
Çmimi ka rënë në më pak se 100 dollarë, niveli më i ulët që prej muajit Prill.
Ndërkohë OPEC, ka ulur prodhimin me të paktën gjysmë milionë barrela në ditë.
Presionet më të mëdha për uljen e çmimit të naftës kanë ardhur nga rritja e dollarit dhe raporti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, e cila parashikoi një rënie të kërkesës për naftë pas rënies ekonomike globale.
Çmimi është ndikuar edhe nga uragani Ike, i cili ka prekur këtë javë Gjirin e Meksikës, ku edhe prodhohet nafta që shpërndahet në SHBA.