Bastisin agjencine turistike, pranga dy te rinjve
Fier- Dy te rinj qe akuzohen per bastisjen e nje agjencie turistike perballe bashkise se Fierit, jane arrestuar pas 12 oresh nga policia vendore. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem vetem 100 metra larg komisariatit, ndersa pronari Arjan Hyka, ka denoncuar vjedhjen e 10 mije eurove. Burime te policise thane se i demtuari eshte i njejti person qe iu dogjen edhe pese autobuse nje jave me pare. Si autore te krimit jane ndaluar Flori Frashri, 20 vjec dhe Donald Dyrmishaj, 18 vjec. Pas kontrollit te ushtruar ne banesat e tyre u eshte gjetur e sekuestruar shuma e 5 mije eurove.
Xh.B
Xh.B