E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode raporton ne kuvend financat e 2007

Buxheti faktik ka kaluar dje per diskutim ne Kuvend. Ministri Bode tha se te ardhurat e buxhetit 2007 rezultuan 21.7 miliarde leke me te larta, ose 14% me shume se, ne 2007.

"Une deshiroj me kete rast qe t'i pergjigjem abuzimit qe ben opozita lidhur me nivelin e realizimit te te ardhurave, duke thene se jane rreth 8 miliard leke te parealizuara. Pra ate qe jep llogari qeveria, eshte zeri i te ardhurave nga doganat, tatimet dhe sigurimet shoqerore qe administrohen nga qeveria qendrore" tha Ministri Bode dje para deputeteve. Sipas tij eshte qeveria lokale qe mbledh taksat vendore dhe tatimet vendore dhe mosrealizimi i te ardhurave ka ardhur kryesisht ne kete ze. Kjo sepse viti 2007 ka qene vit zgjedhjesh ne pushtetin vendor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›