FMN, mban "peng" buxhetin 2009
Projektligji Financiar 2009, i cili aktualisht po i nenshtrohet perpunimeve te fundit ne ministrine e Financave ndodhet mes presionit te Fondit Monetar Nderkombetar dhe disa synimeve te qeverise shqiptare, qe nuk jane te njejta me keshillat e dhena nga Fondi. Duke qene se, 2009 eshte nje vit elektoral dhe gjithashtu ekonomia globale po perballet me nje krize, FMN po e keshillon qeverine dhe Ministrine e Financave qe te jete e kujdesshme me politikat fiskale dhe deficitin buxhetor njoftojne burimet ne Ministrine e Financave. Nese do te kishte nje dakordesi ndermjet Fondit dhe qeverise per, deficitin buxhetor, per uljen e normes se kontributeve te sigurimeve dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve, projektbuxheti do te kishte marre tashme miratimin e qeverise. Vjet ne kete kohe Ministria e Financave e kishte bere gati projektbuxhetin per miratim ne qeveri. Gjate muajit nentor te 2007 projektligji financiar i 2008 mori edhe miratimin e Kuvendit te Shqiperise. Por duket se, para se te depozitohet per miratim projekti i ministrise se Financave per 2009 do te kete edhe nje konsulte tjeter me FMN. Gjate vizites se fundit ne vendin tone, shefi i Misionit te FMN, Gerwin Bell tha se, per te ruajtur stabilitetin makroekonomik, sidomos ne klimen aktuale te trazuar ne mjedisin financiar boteror, eshte e domosdoshme kufizimi i deficitit ne 2009 ne nivelin 3-3 1/2 per qind e PBB-se. Nderkohe qe Ministria e Financave e ka parashikuar me shume se 4 % kete tregues. Gjithashtu, FMN nuk eshte dakord per nje politike te shpallur te qeverise ne lidhje me uljen e kontributeve te sigurimeve shoqerore per punedhenesin gjate janarit 2009. Ndersa Ministria e Financave po merret me pergatitjen e projektit qe do te coje ne uljen e kesaj takse. Gjithashtu, Fondi i ka kerkuar qeverise ne baze te marreveshjes aktuale qe te jete me skeptike ne rritjen e pagave dhe pensioneve qe keto te mos behen shkak per deficit fiskal dhe inflacion te larte gjate nje viti elektoral. Por sipas eksperteve ne Ministrine e Financave buxheti 2009 do te jete dueli i fundit ndermjet qeverise dhe FMN-se per shkak se ne fund te ketij perfundon bashkepunimi i ngushte me institucionin prestigjioz financiar nderkombetar. Marreveshja e radhes qe pritet te lidhet me Fondin do te jete me shume liberale dhe do te fokusohet ne monitorimin e disa treguesve dytesore si reformat strukturore dhe statistikat.