E Diel, 1 Nëntor 2026

Nafta fluturon në mbi 120 dollarë, shtohen tensionet

Rritja e konfrontimit mes Perëndimit dhe Rusisë solli rritje të çmimit të naftës dhe rënie të dollarit

Çmimet e naftës u rritën mbi 120 dollarë për fuçi dje të nxitura nga rritja e tensioneve gjeopolitike, pasi Rusia reagoi shumë ashpër ndaj marrëveshjes për vendosjen e radarëve dhe raketave amerikane në Poloni, ndërkohë që kriza në Gjeorgji po zgjatet pa kuptim. NATO deklaroi se është pezulluar bashkëpunimin ushtarak me Rusisë deri në një moment të dytë. Më herët, Moska deklaroi se do të japë një përgjigje më të fortë sesa diplomatike ndaj marrëveshjes së nënshkruar mes SHBA-ve dhe Polonisë për instalimin e pajisjeve të mbrojtjes antirraketë në Europën Lindore. Nafta e Teksasit, që shërben si referencë për të gjithë naftën që tregohet në Amerikën e Veriut, u rrit në 120.89 dollarë për fuçi, me një rritje prej 6 dollarësh brenda një dite. Nafta e Detit të Veriut, referencë për tregun Europian, u rrit në 119.56 dollarë për fuçi.

“Rusia na ka informuar ne përmes kanaleve ushtarake se ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse ka marrë një vendim për të pezulluar bashkëpunimin ushtarak me vendet e NATO-s deri në një urdhër të dytë”, - njoftoi zëdhënësi i Aleancës së Veriut, Carmen Romero. NATO pati deklaruar më herët se “marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale, përsa kohë Moska nuk është tërhequr nga Gjeorgjia”. Në tregje po spekulohet se Putini është zemëruar shumë me amerikanët dhe qëndrimin e BE-së ndaj krizës së Gjeorgjisë sa ka urdhëruar reduktim të eksporteve.

Dollari u dobësua dje kundrejt euros dhe arriti deri në kuotën 1.49 dollarë për euro, dhe rikuperoi gjatë pjesës së dytë të vitit në 1.483 dollarë për euro. Analistët kanë parashikuar se këtë vit nafta mund të rritet deri në 149 dollarë nga fundi i vitit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›