Nafta pa akcizë, rradhë të gjata fermerësh në Fier

Radhët e gjata në shpërndarjen e kartave të naftës pa akcizë kanë krijuar debate midis fermerëve.
Kjo situatë është e krijuar për shkak të numrit të madh të kërkesave për tërheqjen e kartave të naftës. Shumë prej aplikantëve kanë ardhur më shumë se një herë dhe vijnë nga zona të largëta.
Drejtoria e Bujqësisë në shumicën e rasteve telefonon aplikantët fitues për tërheqjen e kartës, por problemet në plotësimin e dokumentacionit kanë sjellë skualifikimin e një pjesë tjetër.
Deri tani kanë aplikuar në AREB rreth 20 mijë fermerë. Ndërsa në qarkun Fier kanë ardhur 6580 karta nafte dhe janë shpërndarë 5270. Ritmet e shpërndarjes së kartave të naftës këtë vit është më i shpjetë se një vit më parë.
Gazetar: Norel Zaimi
/RTSH/