Turizëm dhe kamping, Gjirokastra dyndje turistësh nga Europa

Një tjetër lloj turizmi po njeh në zhvillim në vendin tonë. Janë kampingjet ato që së fundi po zgjerohen, kjo falë interesit të shtuar të turistëve të huaj që vinë me makinat e tyre rulot .
Sot kamera e RTSH ndaloi në një kamping ku disa vizitore të ardhur nga Franca dhe Gjermania kishin kaluar natën aty. Ata na tregojnë se pse qyteti i gurtë është kthyer në interes për tu vizituar nga ana e tyre.
“Vij nga Franca dhe do të qëndroj dy ditë këtu. Më pëlqen shumë Shqipëria dhe Gjirokastra në veçanti. Më pëlqen të bëj blerje në zonën e pazarit. Vizitova pazarin e vjetër, kalanë dhe qytetin e Gjrokastrës”, tha një nga turistët.
‘Jam Katerina nga Gjermania. Vendi juaj është shumë i bukur i rrethuar me male e gjelbërim, më pëlqen gjithçka këtu. Nuk kemi shumë kohë dhe do të qëndrojmë vetëm një natë. Kemi nisur një tur për të shëtitur të gjithë Shqipërinë me makinën tonë”, tha një tjetër.
“Kemi ardhur nga Gjermania me makinën tonë. Më pëlqejnë mallet, panorama e qytetit është e mrekullueshme. Do vizitojmë Sarandën, Ksamilin dhe Shkodrën”, vijoi një tjetër.
Në Gjirokastër mund vizitosh qendra historike, pazarin karakteristik, kështjellën e Argjiros e cila është ndër më të mëdhatë në Ballkan, muze të ndryshëm. Ajo që turistët preferojnë është edhe larmishmëria gjeografike, kulinaria etj.
Gazetar: Norel Zaimi
/RTSH/