E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta, renie e theksuar e cmimit

Cmimi i naftes ne tregun boteror ka shenuar nivelin me te ulet te tre viteve te fundit duke arritur ne 46.5 dollare per fuci. Krahasuar me muajin korrik kur arriti kulmin, cmimi i naftes ka rene ne bursa me me shume se 100 dollare ose 68.5 perqind.

Parashikimet e disa analisteve jane qe cmimi te zbrese shume shpejt poshte nivelit 40 dollare.

Por ndersa konsumatoret europiane po perfitojne nga cmimet e lira te karburanteve, tregu shqiptar vazhdon te mbetet i mbyllur dhe te reflektoje vetem nje pjese minimale te kesaj uljeje.

Ne pikat me pakice te karburanteve ne kryeqytet cmimi i naftes “Diesel”, qe eshte dhe me e konsumuara, varion nga 128 deri ne 132 leke per liter.

Krahasuar me rekordin qe arriti ne korrik cmimi eshte ulur vetem me 35 leke per liter ose rreth 20 perqind.

Tregu i karburanteve ka perjetuar nje situate te ngjashme cmimesh me kete aktualen ne gusht te vitit 2004.

Ne ate kohe nafta ne burse shitej thuajse me te njejtin cmim rreth 47.5 dollare per fuci.

Ne te njeten kohe ne tregun vendas cmimi i naftes “Diesel” ishte 85 leke per liter ose rreth 40 leke me pak nga sa eshte tani, cka hedh dyshime te forta mbi ate nese cmimi ne tregun vendas percaktohet nga kostoja dhe konkurrenca apo eshte rezultat i spekullimeve ne kurriz te konsumatoreve.

Megjithate ekziston edhe nje arsye tjeter qe duhet te merret parasysh. Cmimi i naftes ne tregun boteror po bie per shkak se kriza ekonomike ka sjelle uljen e kerkeses edhe nga ekonomite e medha te botes dhe per shkak te reagimit te konsumatoreve, te cilet ulen kerkeses duke pakesuar blerjet e naftes nga cmimet e larta.

Ne Shqiperi kjo situate nuk eshte vertetuar asnjehere, pasi te dhenat nga dogana tregojne se importi i karburanteve vazhdon te rritet.

Shqiperia ploteson me shume se 75 perqind te kerkeses per karburant nga importi. Ndaj cmimi ne treg diktohet nga shoqerite e medha te importit.

Zyrtarisht qeveria ka licensuar mbi 20 kompani per te importuar karburant nga jashte, por sipas burimeve nga Ministria e Energjetikes, aktualisht jane aktive ne import vetem 4 prej tyre.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›