Reshjet, lumi Drino shkakton permbytje

Intensiteti i larte i shirave ka bere qe edhe liqeni i “Viroit”, te kete prurje te medha uji, aq sa te rrezikoje edhe rrugen nacionale.
Reshjet e shiut jane shoqeruar me stuhi cka ka sjelle deme me rrjetin elektrik te komunes se Antigones dhe disa fshatrave perreth ku mungon energjia.
Gjate dites se djeshme temperaturat jane ulur ndjeshem dhe ne fshatra te thella malore kane rene dhe reshjet e para te debores, por nuk jane shkaktuar probleme.
Nderkohe stuhia e djeshme ne Gjirokaster ka krijuar edhe probleme ne rrjetin elektrik te disa fshatrave dhe qe prej dites se djeshme mungon energjia elektrike ne komunen e Antigones dhe disa fshatrave perreth.
Sipas burimeve zyrtare ne OSSH, mesohet se nje grup specialistesh po punon per riparimin e rrjetit elektrik ne keto zona.