Nafta, "shfaqet" në gjykatë Hajri Elezaj
TIRANE - Eshtë "shfaqur" gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme pranë Krimeve të Rënda, biznesmeni i akuzuar për kontrabandën e naftës virgine, Hajri Elezaj. Ndërkohë, burime pranë trupit gjykues kanë bërë me dije se Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Elezajt.
Nga masa e arrestit me burg për të është lënë në fuqi masa e detyrimit për paraqitje. Po këto burime pohojnë se pala mbrojtëse e biznesmenit Hajri Elezaj ka bërë kërkesë për ndryshimin e masës së dhënë ndaj klientit të tij, duke e argumentuar me problemet shëndetësore të biznesmenit Elezaj. E njëjta gjë është përsëritur edhe më 29 korrik të vitit të kaluar, ku administratori i shoqërisë "Euroil" sh.a, Hajri Elezaj, me vendim të Gjykatës së Tiranës ishte liruar nga qelia dhe dërguar në arrest shtëpie.
Në vendimin e saj gjykata arsyetonte se qëndrimi i mëtejshëm në qeli do t'i rrezikonte seriozisht jetën Hajri Elezajt. Pak ditë pas lirimit ishte gjykata e Apelit, që mbi bazën e kërkesës së prokurorisë vendosi rikthimin në qeli të të akuzuarit për kontrabandë.
Por pas këtij vendimi, Elezaj "u arratis" dhe emri i tij u rendit në listën e personave të kërkuar nga drejtësia. Tashmë me vendim të gjykatës kjo masë është ndryshuar në masën e detyrimit për paraqitje, ndërkohë që Hajri Elezaj u rishfaq sërish në skenë gjatë seancës së djeshme tek Krimet e Rënda. Avokati i Elezajt kërkoi dje që provat të quheshin të pavlefshme.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)