Nafta virgin, prokuroria jep pretencën

Prokuroria e Tiranes
Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për 12 të pandehurit e dosjes së naftës Virgin.
Akuza ka kërkuar për biznesmenin Iljaz Fisheku 4 vite burg për mashtrim në bashkëpunim, për të pandehurin Edmond Ferraj 2 vite burg, ndërsa për Arjan Dacin, i akuzuar për Falsifikimit të dokumenteve dënim me 1.6 vite burg dhe një gjobë prej 500 mijë lekë.
Ndërsa për të akuzuarit e tjerë, Prokuroria ka kërkuar nga gjshtë muaj burg.
Skandali i naftës virgin u denoncua një vit më parë nga Dritan Prifti, ish-ministër i Ekonomisë. / G.N.