E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Norma bazë e interesit mbetet, 4.25%

Guvernatori Fullani

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani njoftoi sot se Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 4.25%.

Gjatë një konference për shtyp, Fullani tha se janë të gjitha mundësitë që ekonomia shqiptare të prodhojë rritje të qëndruseshme, pavarësisht se situata botërore nuk jep shumë mundësi.

Situata është pozitive, tha ai, duke shtuar se vende si Shqipëria të integruara hapur me një besim dhe një bindje se konsolidimi fiskal është i domosdoshëm, mund të prodhojnë rritje të qëndrueshme.

Fullani tha se, Shqipëria duhet të ruajë primisën që ka për të qenë konkurruese në treg

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›