I hapet rruga modifikimit të sistemit zgjedhor, firmosin Berisha dhe Rama

Kuti votimi
Dy partitë kryesore, PD-PS, po shkojnë drejtë një kompromisi për modifikimin e sistemit aktual zgjedhore. Drafti i hartuar është firmosur nga 26 parti, bashkë me firmën e dy liderëve kryesorë, Berisha dhe Rama.
Rama, në tryezën e thirrur nga të vegjlit, deklaroi se mbështet propozimin e tyre për korrektim kombëtare por theksoi se nuk do të kushtëzojë reformën zgjedhore me plotësimin e kësaj kërkese.
Ndërkohë, sot Partia Republikane ka bërë të ditur se edhe kreu i PD-së Sali Berisha ka firmosur kërkesën e të vegjëlve, duke i hapur rrugën kështu modifikimit të sistemit zgjedhore.
Korrektimi kombëtar është një kërkesë e vazhdueshme e të vegjëlve me pretendimin se sistemit aktual i penalizon ato dhe favorizon dy partitë e mëdha.
Fakti që u firmos nga Rama dhe Berisha është një fakt që propozimet tona do të shqyrtohen me seriozitet nga komisioni i reformës zgjedhore dhe shpresojmë që të japë një produkt serioz, që do të garantojë barazinë e votës dhe përfaqësimin e të gjitha forcave politike që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentareështë shprehur Paskal Milo.
I gjithë dokumenti përmbyllet me firmat e 26 partive. Ky është një lajm i mire, pasi për herë të parë 26 parti bien dakord për të ndërmarr një insiativë politike që nga 1990-ta, jemi me shpresë që do të çojmë një kod zgjedhor jo vetëm të drejtë, por do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfundon kreu i PSD-së. /F.Stafa/