E Diel, 1 Nëntor 2026

Naim Frasheri per Teatrin e Kukullave

Flamur Shehu

Po organizojme nje feste te madhe per femijet pavaresisht situates se veshtire ne te cilen ndodhet vendi. Pikerisht permes zerave tyre ne kemi derguar edhe nje mesazh per te gjitha familjet ne nevoje ne zonat e permbytura keshtu eshte shprehur drejtori i pergjithshem i Qendres Kombetare te Kultures per Femije Mjeshtri i madh Flamur Shehu. Sipas tij ky pervjetor i gezueshem meritonte te festohej dhe ti jepej sigurisht rendesia e duhur qe me te drejte ky institucion i femijeve meriton. Per kete arsye dita e djeshme eshte konsideruar si nje maratone e vertete qe ka nisur paradite ne oren 9.00. Pjese e programit ka qene nje koncert festiv me maskota dhe me femijet e Qendres Kombetare te Kultures per Femije me kenge valle e me ekspozite te personazheve te teatrit. Me pas per te pranishmit eshte shfaqur nje ekspoze e personazheve me te spikatura te shfaqjeve gjate viteve. Per te vegjlit eshte shfaqur premiera Ditelindja jone per te vijuar me nje kolazh te shfaqjeve dhe aktiviteteve te Teatrit te Kukullave nder vite. Pasdite eshte organizuar nje koncert i femijeve te QKKF-se dhe shfaqje te ndryshme te cilat jane projektuar jashte ambienteve te teatrit. Nje moment i rendesishem i maratones se mbremshme ka qene edhe ndarja e trofeve nje realizim ne bronz i Kacamisrit personazhit simbol te Teatrit te Femijeve i cili u eshte shperndare te gjithe atyre aktoreve regjisoreve e artisteve qe kane dhene kontributin e tyre per te ngritur kete teater. Eumlshte nje vleresim shpirteror qe do te jepet edhe per ata artiste qe nuk jetojne me tha me tej Shehu. Nderkaq nje tjeter vleresim per kete teater ishte edhe vleresimi me urdhrin Naim Frasheri i Arte akorduar nga Presidenti i Republikes z. Bamir Topi. Fundi i kesaj mbremjeje ka sjelle per te pranishmit shfaqjen e nje dokumentari dhe nje premiere realizuar pikerisht per kete 60-vjetor. Sa u takon realizimeve dhe ndryshimeve qe ka pesuar Teatri Kombetar gjate kesaj periudhe Flamur Shehu shprehet i kenaqur qe numri i shfaqjeve eshte rritur ne menyre te ndjeshme. Ato nuk zhvillohen vetem brenda ambienteve te teatrit por edhe jashte neper shkolla e kopshte. Premiera te reja vihen rreth tre ose kater ne vit. Edhe pse te kushtezuar prej buxhetit te vene ne dispozicion ne jemi munduar te japim me te miren tone duke u munduar te sjellim per femijet ate cka ata duan sepse ky eshte nje brez qe lind dhe zhvillohet permes ketij tetari. Ketu eshte themeli dhe baza vijon me tej ai. Sa i takon godines ai ben me dije se ndoshta vitin tjeter do te nisi edhe nje proces restaurimi i saj i cili sigurisht qe eshte i nevojshem. Me pas duke iu referuar trupes se aktoreve profesioniste Shehu tregon se ata jane vene perballe aktoreve e regjisoreve te rinj pas nje projekti qe eshte mundesuar nga Ministria e Kultures. Behet fjale per projektin e te rinjve ne Teatrin e Kukullave per te cilin eshte levruar nje fond i vecante prej muajit maj. Ata kane vene ne skene mjaft shfaqje me nje nivel te mire duke bere te mundur qe mes te rinjve e te vjeterve te teatrit te kete shkembim eksperiencash dhe njelloj gare qe u jep mundesine atyre te japin gjithnje me te miren per femijet perfundon Flamur Shehu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›