A mund te jete kaq i paditur dr. Plasari
Nuk do te kisha as deshiren me te vogel te ulesha dhe te shkruaja kete shkrim te cilin ne fakt duhet ta kisha botuar te pakten nje vit e ca me pare kohe kur si sekretar i Lidhjes se Gazetareve Ekonomike te Shqiperise isha ftuar ne Ministerial Conference on Information Instrastructure for Science Education and Culture te organizuar nga qeveria e Republikes se Sllovenise ne datat 11-12 nentor 2009. Ne kete konference merrnin pjese perfaqesuesit e Bullgarise Bosnje-Hercegovines Serbise Sllovenise Malit te Zi Maqedonise dhe Shqiperise. Palen shqiptare e perfaqesonte MTKRS-ja me zonjushen Joli Eleni Gjovreku.
Pse duhen keto hollesiSepse drejtori i Bibliotekes Kombetare te Shqiperise dr. Aurel Plasari ne nje konference per shtyp apo ne nje leter derguar SHISH-it Prokurorise se Pergjithshme dhe Kryeministrit eshte prononcuar publikisht duke u shprehur se nje serb dhe nje slloven kane sulmuar publikisht ate dhe Biblioteken Kombetare duke iu referuar pikerisht nje zanafille qe lidhet edhe me kete konferencen e mesiperme.
Ne fakt ka nje histori te cilen per fat te keq duhet ta kishin zhbiriluar gazetaret. Dr. Plasari ka te drejte kur i shkruan kryeredaktorit te Shqipit per kete por jo ne sensin me te cilin ai orientohet.
HistoriaNe konferencen qe permenda Vojka Volk minister i Puneve te Jashtme te Sllovenise pergjegjes per Ballkanin Perendimor tha se BE-ja ka projekte konkrete per keto vende. Ai permendi per kete vitin 2012 kur do te hiqen te gjitha pengesat per shkollat mes vendeve te rajonit dhe foli per nje biblioteke rajonale qe do te shkembente informacion pa kufij mes vendeve tona dhe qe i referohej projektit COBISS.Net.
Perfaqesuesja e divizionit te edukimit te larte ne UNESCO Stamaka Uvalic-Trumbic e pranishme ne kete konference tha se UNESCO e mbeshteste kete projekt dhe vleresoi aderimin e kater universiteteve ne projektin e mesiperm. 537 biblioteka te Sllovenise ishin lidhur deri ne nentorin e vitit te kaluar ne rrjetin COBISS. Maqedonia ka mbeshtetur te gjitha bibliotekat te lidhen ne rrjetin COBISS dhe ka 750 mije rekorde ne kete rrjet. 112 biblioteka te Serbise jane lidhur me kete rrjet duke filluar nga viti 2003 dhe jo me perpara. Bullgaria ka rreth 3500 biblioteka te pergjithshme dhe 2500 biblioteka te tjera dhe ka investuar 10 milione euro per sistemin e informacionit ne rrjetin COBISS. Bosnje-Hercegovina ka 36 biblioteka ne rrjetin COBISS etj. etj. Shqiperia sipas informacioneve qe une kam ka 51 biblioteka te pergjithshme me rreth 23 milione rekorde por nuk eshte e lidhur ne kete sistem.
Keto shifra dhe te dhena eksplicite jam i bindur se i njeh edhe drejtori yne i BK.
Por ka edhe me shume informacion se kaq.
Ne tetor te 2005-s COBISS ka qene ne Shqiperi ne zyrat e z. Plasari duku u takuar dhe prezantuar projektin me vartesit e tij tashme te pushuar nga puna. Me 15 nentor te vitit 2005 dy perfaqesues te larte te qeverise se Shqiperise kane vizituar Ministrine e Arsimit te Larte Shkences dhe Teknologjise se Republikes se Sllovenise dhe kane shprehur interes per implementimin e ketij projekti ne Shqiperi.
Ne konferencen nderkombetare te COBISS te vitit 2005 ku kane marre pjese perfaqesues te MTKRS-se UPT UT etj. Biblioteka Kombetare ka fshire pjesemarresit e saj ne minuten e fundit.
Me 14 mars 2006 drejtori i BK z. Plasari eshte ftuar te marre pjese ne takimin e drejtoreve te bibliotekave rajonale kombetare por nuk i eshte pergjigjur fteses.
Me 17-18 mars 2006 UNESCO organizoi konferencen Organizing information on research potential and the results of research activities ku moren pjese perfaqesues te larte te MASH-it dhe te universiteteve shqiptare por jo BKSH-ja.
Me 15 qershor 2007 mes MASH-it dhe IZUM eshte nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi per zhvillimin e infrastruktures se informacionit per te mbeshtetur kerkimin dhe veprimtarite mesimore ne Shqiperi marreveshje e cila siguronte ngritjen e sistemit te informacionit kerkimor mbeshtetur ne aplikacionin E-Cris software dhe sipas modelit te sistemeve te ngjashme ne Europe si dhe zbatimin e sistemit COBISS per automatizimin e bibliotekave universitare ne Shqiperi e lidhjen me rrjetin COBISS.Net. A di gje Plasari per kete marreveshje zyrtare
Me 6 mars 2009 ne Universitetin e Ljubljanes konkurruan 24 kandidate nga Shqiperia per master ne biblioekonomi dhe fituan te drejten 17 prej tyre. Gjate vitit 2009 projekti COBISS ka financuar ne total 372 700 euro per pajisjen me kompjutere te 10 bibliotekave publike te BSHUPT blerjen e librave per 10 biblioteka te tjera bashkefinancimin per 17 studente pasuniversitare per nivelin master shkencor e me tej edhe per doktorature per disa prej tyre financimin e perkthimit ne shqip te manualit COMARC dhe te standardeve nderkombetare te ISBD.
Ne shkurt te ketij viti z. Ilir Meta si minister i Jashtem gjate vizites ne Slloveni ka thirrur ambasadorin shqiptar ne Ljubljane dhe i ka kerkuar te koordinoje kete projekt a do ta therrase Prokuroria e Pergjithshme z. Meta pas kerkeses se Plasarit
Me 21 maj 2010 z. Plasari eshte takuar me drejtorin e ketij projekti dhe i ka komunikuar se per shkak te legjislacionit shqiptar ai nuk kishte autoritet per te nenshkruar nje marreveshje me IZUM per projektin COBISS pra Plasari nuk paska qene kunder serbeve - Ku jane deri tani serbet
Me ftese te UNESCO-s me 21 dhe 22 maj 2010 drejtori i IZUM dhe ai i Agjencise Sllovene te Kerkimeve jane takuar ne Tirane me ministrin Myqerem Tafaj ne Expert Meeting and Ministerial Round Table Strengthening Scientific Research and Higher Education. From Bilateral to pan-European Cooperation dhe kane marre miratimin e ministrit shqiptar i cili ka kerkuar perfundimin e marreveshjes se lartpermendur. Ministri Tafaj ketu eshte mund te pyetet edhe nga z. Plasari
Dhe e fundit me 5 korrik 2010 drejtori i pergjithshem i Agjencise Shqiptare per Kerkime Teknologji dhe Inovacion pranon zyrtarisht oferten per te marre pjese ne zbatimin e E-Cris Current Research Information System ne kuader te projektit COBISS.Net dhe per kete nje perfaqesues trajnohet ne Slloveni. Jo ne Serbi
A duhet ti dije keto z. PlasariMbase edhe jo por ama duhet te dije se perpara se te dergoje leter ne SHISH per kercenim nga serbet dhe ta quaje COBISS organizate te dyshimte duhet te pyese Pse konferenca ne Tirane u mbeshtet nga Akademia e Shkencave dhe Shoqata e Bibliotekareve pasi sipas ligjit Nr. 8576 dt. 3.02.2000 kryetari i Shoqates se Bibliotekareve neni 14 ben pjese ne Keshillin Kombetar te Bibliotekave prane Ministrise se Kultures ku ben pjese dhe dr. Plasari Dhe ai mund ta kundershtonte organizimin e konferences ne kete organizem
Ne kete kuader z. Plasari duhet ti referohet edhe nenit 25 te ligjit Per Bibliotekat ne RSH pika 2 qe i mbeshtet te gjitha financimet nga burime te ndryshme. Por nje pyetje na lind edhe ne meqe iu referuam ketij ligji mbeshtetur ne nenin 27 pika 6 - cfare pune ben Biblioteka Kombetare si qender e krijimit dhe e mirembajtjes se katalogut permbledhes kombetar
Atentati me i shemtuar ne 90 vitet e fundit e quan Plasari kerkesen per te qene pjese e rrjetit COBISS edhe Biblioteka Kombetare Shqiptare dhe cudia eshte se ne sinkron me te edhe Sali Bashota ne Kosove thote te njejten gje thuajse te kishin qene ne nje tavoline A ka dicka tjeter ketu Une nuk mund ta di kete tani. Tani qe po heton SHISH-i dhe Prokuroria e Pergjithshme dhe nuk duhet te flasin per te mos penguar hetimet. Por do te kemi kohe per kete