E Shtunë, 31 Tetor 2026

Namik Dokle drejton seancën e parë të Kuvendit të ri

namik dokleSeancën e parë të Kuvendit të ri, që do mblidhet më 9 shtator, do e drejtojë socialisti, Namik Dokle. Rregullorja e Kuvendit kërkon që kjo seancë të drejtohet nga deputeti më i vjetër, por Sali Berisha, që është deputeti më i vjetër, e ka refuzuar një gjë të tillë. Në këtë mënyrë, këtë kusht tani e plotëson socialisti Namik Dokle. Në rregulloren e Kuvendit thuhet se nëse deputeti më i vjetër nuk e pranon drejtimin e seancës, mbledhja drejtohet nga deputeti që pas tij është më i vjetri në moshë. Pas seancës së parë, kryetari i Kuvendit do të jetë kryetari i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›