CEZ nis ndërprerjet e energjisë për institucionet debitore
Pas apelit të përsëritur për shlyerjen e faturave të energjisë, CEZ shpërndarje nisi sot ndërprerjen e energjisë elektrike për institucionet buxhetore dhe jo buxhetore të cilat janë debitore.
Në një njoftim të saj, CEZ Shpërndarje ka theksuar se asnjë nga institucionet nuk ka reaguar për shlyerjen e faturave të prapambetura.
U la një afat i arsyeshëm të gjitha këtyre institucioneve për të paguar detyrimet e prapambetura por asnjë prej tyre nuk ka reaguar për shlyerjen e debisë. Ky ishte një apel i përsëritur që CEZ Shpërndarje i bënte këtyre institucioneve. Para disa muajsh këto institucione ishin njoftuar për detyrimet ndaj kompanisë si dhe pjesa më e madhe e tyre ka pranuar se janë debitorë. CEZ shpreh vendosmëri për të mos furnizuar me energji asnjë nga institucionet debitore derisa ata të paguajnë thuhet në deklaratë.
Ndërkohë data 7 gusht ishte afati I fundit që CEZ Shpërndarje kishte vendosur për institucionet dhe ujësjellësat për të paguar faturat e energjisë elektrike. Në total detyrimi i institucioneve pa llogaritur kamatvonesat është në vlerën e 65 milionë dollarëve.