Nancy Pelos pritet të vizitojë Tajvanin, administrata Biden e shqetësuar për reagimin e Kinës

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi pritet të vizitojë Tajvanin si pjesë e turneut të saj në Azi, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët e administratës Biden, të cilët janë të shqetësuar për reagimin e Kinës ndaj një vizite të tillë të profilit të lartë.
Sipas CNN, ndalesa, që është e para për një kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA në 25 vjet, nuk është aktualisht në itinerarin publik të Pelosit dhe vjen në një kohë kur marrëdhëniet SHBA-Kinë tashmë në një pikë të ulët.
Zyrtari amerikan shtoi se zyrtarët e departamentit të mbrojtjes po punojnë gjatë gjithë kohës për të monitoruar çdo lëvizje kineze në rajon dhe për të siguruar një plan për ta mbajtur atë të sigurt.
Çështja e Tajvanit, një ishull vetëqeverisës që Kina e pretendon si pjesë të territorit të saj, mbetet një nga më të diskutueshmet. Për këtë çështje, presidenti Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping folën gjatë në një telefonatë dy orë e 17 minuta ditën e enjte.
“Çështja e Tajvanit është çështja thelbësore më e ndjeshme dhe e rëndësishme në marrëdhëniet Kinë-SHBA,” tha ambasadori kinez në SHBA Qin Gang në Forumin e Sigurisë në Aspen në korrik.
Ambasada kineze në Shtetet e Bashkuara e ka kundërshtuar udhëtimin e Pelosit që ishte planifikuar për në muajin prill përpara se ajo të rezultonte pozitive me Covid-19.
/rtsh.al/