Nani e falënderon Fergusonin

Nani e ka falënderuar menaxherin e Manchester United, Sir Alex Ferguson, për ndihmën që të kthehet në formë. Në një rikthim të papritur, Nani ka qenë titullar në javët e fundit. Spekulohej se Nani mund të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të janarit, mirëpo ai e ka rifituar besimin, pas paraqitjeve të përmirësuara. “Javë pas jave, menaxheri ka shtuar besimin ndaj meje dhe kjo më ka ndihmuar shumë. Manchester United nuk është vend i lehtë për të rikthyer pozitën në ekipin e parë, pasi jemi ekip i madh”, deklaroi Nani.